Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të lënë gjurmë në Superliga zvicerane, duke u dalluar me paraqitje mbresëlënëse edhe në xhiron e 33-të të kampionatit.
Tre lojtarë shqiptarë – Amir Saipi, Adrian Bajrami dhe Benjamin Kololli – janë përfshirë në formacionin ideal të javës nga Sofascore.
Portieri i Lugano, Amir Saipi, ishte vendimtar në fitoren 1:0 ndaj Zurich, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.0 për paraqitjen e tij.
Ndërkohë, mbrojtësi i Luzern, Adrian Bajrami, zhvilloi një ndeshje solide në barazimin 2:2 ndaj St. Gallen, duke marrë notën 7.6.
Në anën tjetër, mesfushori i Sion, Benjamin Kololli, shkëlqeu në fitoren 3:0 ndaj Lausanne, duke u vlerësuar me notën 7.7 për performancën e tij në mesfushë.
Paraqitjet e tyre konfirmojnë edhe një herë nivelin e lartë të futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare dhe ndikimin që ata po kanë në kampionatet evropiane.





