Shtyhet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së – zbulohet data e re

Posted by

Gjykata Speciale në Haga ka shtyrë afatin për shpalljen e aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Konfirmimin për shtyrjen e vendimit e ka dhënë avokati i ish-presidentit të Kosova, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i cili ka konfirmuar raportimet lidhur me ndryshimin e datës së shpalljes së verdiktit.

“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq.

Sipas raportimeve, aktgjykimi që fillimisht ishte planifikuar të shpallej më 19 maj, tani pritet të publikohet më 20 korrik 2026.

Në bazë të rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka afat prej 90 ditësh për shpalljen e aktgjykimit, me mundësi shtyrjeje edhe për 60 ditë të tjera shtesë.

Ky proces konsiderohet një nga rastet më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe po ndiqet me interes të madh nga opinioni publik në Kosovë dhe më gjerë.