Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve të lartë të Drejtorisë së Kadastrit, Ramush Thaqi dhe Nexhmi Demolli, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.
Sipas vendimeve të nënshkruara më 3 prill, dy zyrtarët janë pezulluar nga puna dhe do të marrin 50% të pagës bazë deri në përfundimin e procedurës penale.
Sipas aktakuzës, ata dyshohet se në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat e tyre në proceset e lidhura me ndryshimin e subjekteve hipotekmarrëse për një parcelë të caktuar. Prokuroria pretendon se janë aprovuar kërkesa në kundërshtim me udhëzimet administrative, duke prodhuar dokumente me përmbajtje të rreme dhe duke shkaktuar dëm ndaj palëve të treta.
Vendimet e pezullimit janë marrë pasi Sektori i Burimeve Njerëzore është njoftuar zyrtarisht nga prokuroria për ngritjen e aktakuzës më 1 prill 2026.
Ndërkohë, zyrtarët e pezulluar kanë të drejtë ankese në Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.
Sipas ligjit, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata, të gjithë të përfshirët gëzojnë prezumimin e pafajësisë.




