Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar një veprim të fortë ushtarak, duke bërë të ditur se Marina Amerikane do të nisë procesin e bllokimit të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump deklaroi se ka udhëzuar marinën që të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që ka paguar taksa Iranit.
Ky paralajmërim vjen në një moment tensioni të lartë në rajon dhe pritet të ketë ndikim të madh në sigurinë ndërkombëtare dhe tregtinë globale, duke qenë se Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.
Vendimi i mundshëm për bllokadë mund të rrisë edhe më shumë tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar pritet të reagojë ndaj këtij zhvillimi të ri.





