Trump pas marrëveshjes së paqes: Irani s’do të ketë kurrë armë bërthamore, Amerika më e fortë se kurrë

Posted by

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Francë, duke e cilësuar atë si një zhvillim me ndikim të madh për sigurinë globale dhe ekonominë amerikane.

Në një postim të publikuar në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump renditi një sërë zhvillimesh pozitive që sipas tij lidhen me marrëveshjen e arritur.

“Nafta po rrjedh, Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore (bota do të jetë e sigurt!), tregjet e aksioneve po lulëzojnë, punësimi është në nivele rekord dhe çmimet po bien (më shumë përballueshmëri për qytetarët!)”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan theksoi se SHBA-ja gëzon aktualisht një pozitë më të fortë në arenën ndërkombëtare.

“Vendi ynë është i fortë, i sigurt dhe i respektuar si kurrë më parë. Jeni të mirëseardhur!”, shtoi ai në mesazhin e tij.

Deklarata vjen pasi marrëveshja e fundit ndërmjet Iranit dhe SHBA-së ka ulur tensionet në rajon dhe ka ndikuar në rënien e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Një nga pikat kryesore të marrëveshjes lidhet me garantimin e sigurisë së lundrimit në Ngushtica e Hormuzit, një korridor jetik për furnizimin global me energji.

Ndërkohë, administrata amerikane vazhdon të theksojë se qëllimi i saj mbetet parandalimi i zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani dhe ruajtja e stabilitetit në Lindjen e Mesme.