Trump: Po negociojmë me Iranin me telefon – shmang udhëtimet 18-orëshe

Posted by

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se negociatat për t’i dhënë fund tensioneve me Irani po zhvillohen aktualisht në mënyrë telefonike.

Në një deklaratë për media, ai theksoi se kjo formë komunikimi po zëvendëson udhëtimet e gjata dhe të lodhshme që më parë ishin të nevojshme për takime të drejtpërdrejta.

“Ne kemi bisedime, po zhvillojmë bisedime me ta tani, dhe nuk po bëjmë më udhëtime 18-orëshe sa herë që duam të shohim një copë letër,” u shpreh Trump.

Ai shtoi se negociatat përmes telefonit janë më efikase dhe më të shpejta, duke bërë të mundur komunikim të vazhdueshëm pa pasur nevojë për lëvizje fizike të delegacioneve.

“Po e bëjmë në mënyrë telefonike dhe është shumë mirë. Unë bëj një telefonatë ose u kërkoj njerëzve të mi të bëjnë një telefonatë,” deklaroi ai.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur përpjekjet për uljen e tensioneve mes dy vendeve vazhdojnë, ndërsa mbetet e paqartë nëse këto negociata do të çojnë në një marrëveshje konkrete.