Donald Trump ka kritikuar ashpër Irani pas përgjigjes së Teheranit ndaj propozimit amerikan për paqe, i cili u përcoll përmes një ndërmjetësi pakistanez.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi se Irani ka “luajtur lojëra” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me pjesën tjetër të botës për dekada të tëra.
“Irani ka luajtur lojëra me Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës për 47 vjet (VONESË, VONESË, VONESË!)”, shkroi ai.
Presidenti amerikan nuk përmendi drejtpërdrejt përgjigjen e fundit të Iranit ndaj propozimit të paqes, ndërsa ende nuk është bërë e qartë nëse SHBA-ja e kanë shqyrtuar plotësisht dokumentin e dorëzuar nga Teherani.
Trump shtoi gjithashtu se “Irani nuk do të qeshë më”, duke paralajmëruar një qasje më të ashpër ndaj regjimit iranian.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, deklaroi se SHBA-ja kanë vendosur një “vijë të kuqe shumë të qartë” në propozimin e tyre.
“Presidenti Trump ka qenë i qartë se ata kurrë nuk do të kenë një armë bërthamore dhe nuk mund t’i mbajnë peng ekonomitë e botës”, tha Waltz për Fox News Sunday.




