Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se dy shkatërrues detarë amerikanë kanë kaluar përmes Ngushtica e Hormuzit gjatë një armëpushimi të brishtë me Iran.
Gjatë një interviste në Fox News, Trump theksoi se anijet e sofistikuara kaluan pa asnjë reagim nga pala iraniane, duke e cilësuar këtë si një demonstrim të fuqisë ushtarake amerikane. Ai foli gjithashtu për teknologjinë e avancuar që përdor ushtria amerikane, duke pretenduar se është në gjendje të neutralizojë kërcënimet brenda pak minutash.
Këto deklarata vijnë pasi Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se dy shkatërrues me raketa të telekomanduara të Marinës amerikane kanë nisur operacione për pastrimin e minave detare në këtë zonë strategjike.
Anijet luftarake USS Frank E. Peterson dhe USS Michael Murphy kaluan nëpër ngushticë dhe operuan në Gjirin Arabik si pjesë e një misioni më të gjerë për të siguruar lirinë e lundrimit dhe eliminimin e minave të vendosura më herët nga forcat iraniane.
Trump kishte deklaruar më herët në rrjetin Truth Social se SHBA-të kanë nisur procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit si një “favor për vendet në mbarë botën”, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të kësaj rruge detare për tregtinë globale.





