Tuna përfshihet në aksident! Detajet e para nga ngjarja që shqetësoi fansat

Posted by

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor, duke shqetësuar fansat e saj.

Sipas raportimeve nga burime pranë emisionit Prive by Liberta Spahiu, artistja nuk ka qenë shkaktare e aksidentit.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për asnjë lëndim apo problem shëndetësor për Tunën, e cila ka shpëtuar pa pasoja fizike.

Aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e saj, ndërsa gjendja e këngëtares është e mirë.

Deri më tani, vetë Tuna nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë incident, por pritet që në ditët në vijim të japë një sqarim për ndjekësit e saj.