U përfol për ndarje, por vjen reagimi! Xhensila dhe Ledri rikthehen bashkë në skenë

Posted by

Prej muajsh, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të aludimeve mbi një afërsi që mund të ketë kaluar kufijtë profesionalë.

Së fundmi, këto spekulime u intensifikuan edhe më shumë pasi këngëtarja njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Faton Shoshi, duke ngritur dyshime për një distancim të mundshëm edhe nga Ledri, i cili vijon të jetë pjesë e të njëjtit menaxhim.

Megjithatë, një veprim i fundit nga Xhensila duket se ka qetësuar situatën. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ripostuar një video paralajmëruese për një performancë të përbashkët me Ledri Vulën, duke konfirmuar se dyshja do të ngjitet sërish bashkë në skenë në ditët në vijim.

Ky postim është interpretuar si një sinjal i qartë se bashkëpunimi i tyre profesional vazhdon i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të fundit në karrierën e saj.

Duket se, të paktën në aspektin profesional, raporti mes dy artistëve mbetet i fortë, duke hedhur poshtë zërat për një krisje mes tyre.