DJ i njohur DJ Gimbo ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me paraqitjen e tij më të fundit.
Përmes disa postimeve në Instagram, ai ka ndarë dy fotografi ku shfaqet i veshur me shumë stil, duke marrë menjëherë komente nga ndjekësit.
Megjithatë, detaji që nuk kaloi pa u vënë re ishte unaza në gishtin e tij – e njëjta që lidhet me “martesën” simbolike me Selin Bollati gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.
Ky element ka rikthyer sërish vëmendjen te raporti i tyre, duke shtuar aludimet se lidhja mes tyre vazhdon të jetë e fortë edhe jashtë formatit.
Pavarësisht angazhimeve profesionale të shumta, dyshja duket se po e shijojnë këtë periudhë, duke ruajtur afërsinë dhe duke qëndruar aktivë në rrjetet sociale.
Fansat, ndërkohë, vazhdojnë të ndjekin çdo detaj, duke u përpjekur të kuptojnë më shumë rreth dinamikës së marrëdhënies së tyre.




