Akademiku i njohur Rexhep Qosja është ndarë nga jeta sot, ndërsa ceremonia e varrimit është zhvilluar në mënyrë të thjeshtë dhe private.
Sipas njoftimit të bërë nga nipi i tij, Valjet Rexhepi, varrimi është kryer në praninë e anëtarëve më të ngushtë të familjes.
Ai bëri të ditur gjithashtu se kjo ka qenë dëshirë e vetë të ndjerit, i cili kishte kërkuar që të mos organizohej ceremoni pritjeje dhe familja të mos marrë pjesë në organizime institucionale.
“Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, thuhet në njoftim.
Vendimi për një ceremoni të thjeshtë dhe pa organizime publike vjen si respektim i amanetit të akademikut, i cili gjatë jetës së tij u shqua për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën dhe mendimin shqiptar.





