Vesel Kurtishaj, ish-fituesi i Big Brother Albania 8, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij.
Vetëm një muaj pasi i dha fund beqarisë, partnerja e tij Rrezja ka konfirmuar lajmin e ëmbël se çifti do të bëhet prind për herë të parë.
Konfirmimi erdhi përmes rrjeteve sociale, ku ajo publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar shtatzëninë. Në Instastory, ajo shkroi: “Në epokën time si nënë”, duke ndarë emocionet me ndjekësit.
Ky lajm vjen menjëherë pas dasmës së çiftit, e cila u organizua në Prizren dhe mblodhi miq, familjarë dhe figura të njohura publike.
Tashmë, vetëm pak javë pas martesës, Veseli dhe partnerja e tij po nisin një kapitull të ri edhe më emocionues në jetën e tyre, duke u përgatitur për ardhjen e anëtarit më të ri të familjes.





