Xhaka “shpërthen” në Premier League! Sunderland mposht Tottenhamin, debutim i hidhur për De Zerbin

Posted by

Kapiteni i Sunderland, Granit Xhaka, vazhdon të shkëlqejë në Premier League, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje të rëndësishme ndaj Tottenham Hotspur.

Sunderland triumfoi në shtëpi me rezultatin 1:0, në një ndeshje ku Xhaka ishte një nga lojtarët më të spikatur në mesfushë, duke marrë vlerësimin 7.9 nga Sofascore. Paraqitja e tij solide ishte kyçe në kontrollin e lojës dhe sigurimin e tri pikëve të rëndësishme.

Nga ana tjetër, kjo ndeshje shënoi debutimin me humbje për trajnerin e ri të Tottenhamit, Roberto De Zerbi, i cili mori drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Igor Tudor.

Me këtë fitore, Sunderland ngjitet në kuotën e 46 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 10-të në tabelë, me të njëjtin numër pikësh si Brighton që renditet një pozitë më lart.

Situata është shumë më e vështirë për Tottenhamin, i cili ndodhet në vendin e 18-të dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien nga liga, duke shtuar presionin mbi skuadrën dhe trajnerin e ri.