Zbulohet gjinia e bebit! Blero dhe Eronita në pritje të një …

Posted by

Blero dhe bashkëshortja e tij, Eronita, po përjetojnë një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.

Pak ditë më parë, Eronita ndau me ndjekësit në Instagram lajmin e shtatzënisë, duke publikuar disa fotografi të realizuara së bashku me këngëtarin.

Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi virtual me fansat, ajo ka konfirmuar edhe gjininë e bebit, duke zbuluar se çifti po pret një djalë.

Ky lajm është pritur me shumë entuziazëm nga ndjekësit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me urime dhe komente pozitive për çiftin.

Për Bleron, ky do të jetë fëmija i dytë, ndërsa për Eronitën është përvoja e parë si nënë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për ta.