Sulmuesi i Kosova, Edon Zhegrova, me shumë gjasë do të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës.
Futbollisti nuk konsiderohet i paprekshëm te Juventus, ndërsa trajneri Luciano Spalletti nuk i ka dhënë shumë hapësira dhe shpesh e ka kritikuar për aspektin defansiv të lojës.
Sipas gazetarëve të njohur Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, plani i klubit italian është që ta nxjerrë në shitje lojtarin, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në Torino edhe për një sezon tjetër.
Raportimet bëjnë të ditur se Juventusi është i hapur për oferta dhe do të analizojë çdo mundësi për transferimin e tij, ndërsa deri më tani nuk ka negociata konkrete me Beşiktaş, pavarësisht spekulimeve.
Ndërkohë, Zhegrova mbetet i fokusuar në ndeshjet e mbetura të sezonit, duke synuar të fitojë më shumë minuta dhe të bindë trajnerin për një shans të ri në ekip.
E ardhmja e tij mbetet e hapur, ndërsa merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për hapin e radhës në karrierën e tij.





