Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka përjetuar një moment të sikletshëm gjatë spektaklit “Ferma VIP”, ku një detaj i papritur me fustanin e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Gjatë transmetimit live, fustani i saj ka zbuluar më shumë seç ishte parashikuar, pasi njëra nga mbajtëset nuk ka funksionuar siç duhet. Pavarësisht situatës së papritur, Soni ka reaguar me profesionalizëm, duke e rregulluar shpejt veshjen dhe duke vazhduar spektaklin pa ndërprerje.
Ajo ka ruajtur qetësinë dhe buzëqeshjen, duke marrë duartrokitje për mënyrën se si e menaxhoi momentin e sikletshëm në skenë.
Spektakli “Ferma VIP” vazhdon të sjellë emocione dhe momente të papritura çdo javë.






Leave a Reply