“Surprizë e madhe sonte në BBVA: Rikthehet ish-banorja e njohur!”

Posted by


Ish-banorja e njohur e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Ilnisa Agolli, ka ngjallur kureshtje të madhe me njoftimin e saj të fundit.

Përmes një postimi në Instagram, gazetarja bëri të ditur se sonte, në orën 20:30, do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këtë herë si mysafire speciale në edicionin e pestë të spektaklit.

Rikthimi i saj nuk duket rastësor. Ilnisa tashmë është shprehur hapur si përkrahëse e Rogertit, një prej finalistëve të këtij sezoni, çka e bën prezencën e saj edhe më interesante për dinamikat brenda shtëpisë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse ajo do të jetë e vetmja surprizë e mbrëmjes. Nuk përjashtohet mundësia që edhe ish-banorë të tjerë t’i bashkohen për të surprizuar katër finalistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *