Një moment i pazakontë dhe plot emocione ka ndodhur sot në “Ferma VIP”, ku në qendër të vëmendjes ishte shkrimtarja Mimoza Ahmeti.
Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur ajo u dëgjua duke kënduar me pasion këngën “Si Ai” të Tayna-s, një video që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe duket se nuk i shpëtoi vëmendjes së vetë artistes.
Në një reagim surprizë, Tayna vendosi t’i përgjigjet në mënyrë spektakolare: një parashutë me motor fluturoi mbi fermë, duke sjellë një mesazh të dedikuar për Mimozën.
“Me dritën tënde po na zgjon të gjithëve një gëzim që nuk e dinim që e kishim brenda… Një diell si ti, si ti, si ti”, shkruhej në mesazh.
Sapo e pa surprizën, Mimoza reagoi menjëherë. Ajo doli në oborr dhe nisi të këndojë sërish vargjet e këngës, këtë herë me edhe më shumë emocion.
“Ke thënë që nuk je si ai, dole më zi se ai…” – këndonte ajo me duar drejt qiellit, ndërsa momenti u bë edhe më i fortë kur u dëgjua duke thirrur: “Ka Zot, o Zot”.
E mbushur me emocion, ajo përqafoi veten dhe shijoi çdo sekondë të surprizës, ndërsa një tjetër banor iu bashkua duke kërcyer dhe duke ndarë momentin me të






Leave a Reply