Gjykata ka shpallur vendimin për një nga rastet më tronditëse që ka prekur opinionin publik, atë të vrasjes së Liridona Ademajt.
Sipas vendimit të gjykatës, Granit Plava dhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, janë dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tyre në këtë krim të rëndë.
Ndërkohë, i akuzuari tjetër në këtë rast, Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vite burgim.
Ky vendim vjen pas një procesi gjyqësor të ndjekur me interes të madh nga publiku, duke marrë parasysh rrethanat e rënda dhe natyrën e krimit që kishte shkaktuar reagime të shumta në shoqëri.
Familjarët e viktimës dhe opinioni publik kishin kërkuar drejtësi maksimale për këtë rast, ndërsa vendimi i sotëm konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë.





Leave a Reply