Don Xhoni nuk po njeh të ndalur dhe duket se karriera e tij po shkon vetëm drejt majave. Prej disa ditësh, reperi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku prania e tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave.
Pas publikimit të projektit të tij të fundit, shumë ndjekës janë të bindur se qëndrimi i tij në SHBA nuk është thjesht për pushime, por lidhet me një projekt të ri muzikor që pritet të jetë “super i nxehtë”.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Don Xhoni shihet duke vozitur një Ferrari të verdhë luksoz, me stil dhe vetëbesim, ndërsa në krah të tij ndodhet një vajzë bionde që ka ndezur menjëherë aludimet për një romancë të mundshme.
Megjithatë, ajo që ka shtuar edhe më shumë kuriozitet është mbishkrimi provokues që shoqëron këto pamje:
“Thashë, ajo është një tigreshë. Ajo më përket mua.”
Kjo frazë ka ngritur dilema mes fansave: a është kjo një deklaratë e hapur për jetën personale të artistit, apo thjesht një pjesë nga teksti i këngës së tij të re?
Shumë gjasa ka që bëhet fjalë për një videoklip të ri ndërkombëtar, të realizuar me një estetikë të kuruar dhe skena luksoze, siç e ka dëshmuar edhe më parë artisti.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse “biondja misterioze” është pjesë e jetës personale të reperit apo vetëm protagoniste në projektin e tij të radhës.
Një gjë është e sigurt: Don Xhoni di gjithmonë si të mbajë vëmendjen mbi vete dhe të dominojë rrjetet sociale me çdo lëvizje të tij.





