Spektakli i fundit i “Ferma VIP” degjeneroi në një nga momentet më të forta dhe të papritura të këtij edicioni, pasi një debat i tensionuar përfundoi me ofendime të drejtpërdrejta në transmetim live.
Gjithçka nisi pas televotimit ku Adioni u eliminua përballë Mimozës, duke shkaktuar reagim të ashpër nga Ola. E revoltuar, ajo iu kthye moderatores Arbana Osmani me një gjuhë që la pa fjalë si banorët ashtu edhe publikun.
“Po kçkë. Po kçkë, të dëgjojmë! Është fjalë e bukur, jua them,” u shpreh Ola pa asnjë hezitim, duke mos treguar asnjë shenjë pendese për deklaratën e saj.
Por tensioni nuk u ndal me kaq. Në kulmin e debatit, ajo përmendi edhe figura jashtë spektaklit, duke thënë: “Kam menduar se nuk e keni Monika Kryemadhin që të gjuani me këpucë…”, deklaratë që shtoi edhe më shumë polemikat.
Ndërkohë, Arbana Osmani reagoi me qetësi, duke zgjedhur të mos e përshkallëzojë situatën: “E di pse nuk mërzitem? Se e kuptoj që flet nga lëndimi,” u përgjigj ajo.
Në fund, moderatorja dha një mesazh të fortë për konkurrentët dhe publikun: “Nuk ka rëndësi se çfarë ju thonë, e rëndësishme është se si reagoni pasi jua thonë.”






Leave a Reply