Soni Malaj flet për herë të parë për romancën me Flori Mumajesin: “Kemi qenë bashkë dy vite e gjysmë

Posted by

 

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë hapur për historinë e saj të dashurisë me Flori Mumajesi, duke zbuluar se lidhja mes tyre kishte zgjatur rreth dy vite e gjysmë.

Rrëfimi erdhi gjatë qëndrimit të saj në spektaklin Ferma VIP, teksa në sfond po luhej një nga këngët e Florit. Gjatë bisedës me Moza Ahmetin, Soni pranoi publikisht marrëdhënien që kishte pasur dikur me artistin e njohur.

“Mos ma shaj Florin”, u shpreh ajo fillimisht me humor, ndërsa më pas shtoi: “Është ish-i im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.”

Biseda vazhdoi me batuta dhe pyetje rreth jetës aktuale të Florit, por Soni preferoi të mos japë shumë detaje, duke u shprehur shkurt: “Ai në punë të vet tani, unë në timen.”

Kur u pyet nëse do të kishte mundësi për një rikthim mes tyre, këngëtarja reagoi menjëherë duke thënë: “Jo, jo.”

Megjithatë, momenti që mori më shumë vëmendje ishte “thirrja publike” që Soni i bëri Florit nga brenda fermës. Ajo u shpreh me humor se priste një surprizë nga ai.

“Kur po vendosnin gjithë këngët e tij, thashë mos po vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu?”, tha ajo, ndërsa më pas kërkoi që t’i sillnin një dron.

Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar me nostalgji historinë e dikurshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *