Banorët e Rugovës kanë protestuar sot kundër pezullimit të shërbimeve ndërtimore në zonë, duke deklaruar se institucionet po i diskriminojnë dhe po pengojnë zhvillimin ekonomik lokal.
Protestuesit thanë se shumë familje jetojnë nga turizmi dhe investimet në ndërtim, ndërsa ndalimi i punimeve po dëmton bizneset dhe të ardhurat e tyre. Në protestë pati tensione verbale mes qytetarëve dhe zyrtarëve institucionalë.
Nga ana tjetër, Ministria e Mjedisit deklaroi se vendimet janë marrë për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe respektimin e ligjit për ndërtimet në Rugovë.






Leave a Reply