Drama në fermë po arrin kulmin! Një trekëndësh i papritur duket se po merr formë mes Vanesës, partnerit të saj jashtë dhe fermerit Indrit, duke ndezur debat dhe emocione të forta.
Edhe pse ka pranuar publikisht se është në një lidhje jashtë, Vanesa nuk ka mundur të fshehë afrimitetin dhe ndjenjat që po lindin për Indrin. Mes fjalëve të kujdesshme dhe emocioneve të përziera, ajo pranon se situata nuk është aspak e lehtë dhe se po përpiqet të mos lëndojë askënd.
Por deklarata që bëri bujë ishte ajo kur u pyet se çfarë do t’i thoshte partnerit të saj nëse po e shihte: “Më fal” — një përgjigje që ngriti edhe më shumë dyshime mbi ndjenjat e saj reale.
Nga ana tjetër, Indri nuk është përmbajtur aspak. Ai ka shprehur hapur pëlqimin dhe admirimin për Vanesën, madje duke deklaruar se “e do fort” dhe se mes tyre ekziston një kimi e veçantë që nuk mund të injorohet.
Ndërkohë, përpjekjet për të mbajtur distancë duket se po dështojnë, pasi afrimiteti mes tyre sa vjen e bëhet më i dukshëm për të gjithë në fermë.
A do të zgjedhë Vanesa lidhjen jashtë apo do të ndjekë ndjenjat për Indrin? Loja sapo është bërë shumë më interesante…






Leave a Reply