Elijona Binakaj ka rikthyer sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa fotografi të reja që ka publikuar nga Zvicra.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” është shfaqur me një fustan të zi të ngushtë dhe çizme të gjata, duke pozuar me shumë vetëbesim dhe stil që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat.
Fotografitë e saj janë mbushur menjëherë me pëlqime dhe komente, ku ndjekësit kanë vlerësuar dukjen dhe sharmin e saj.
Që nga përfundimi i eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova”, Elijona vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj dhe paraqitje që tërheqin vëmendjen e publikut.
Leave a Reply