,

Haxhiu në Kuvend: “Tash është më vështirë me zgjedh presidentin, s’ka më pazare, tendera e ambasada”

Posted by


Nga foltorja e Kuvendi i Kosovës, kryetarja Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Tahiri kishte theksuar se Kosova nuk është përballur më parë me krizë të tillë për zgjedhjen e kreut të shtetit, duke shtuar se Kuvendi nuk ka shkuar në zgjedhje të parakohshme për këtë çështje.

Në replikën e saj, Haxhiu hodhi akuza ndaj opozitës, duke deklaruar se aktualisht procesi është më i vështirë pikërisht për shkak të mungesës së, siç u shpreh ajo, “pazareve”.

“Natyrisht që është më e vështirë se s’ka ma pazare, tendera e ambasada… e dini ma mirë se unë, mos më shtini me i përmend se të gjithë e dimë”, u shpreh Haxhiu.

Ajo gjithashtu konfirmoi se seanca do të vazhdojë në orën 17:00, ku pritet të diskutohet më tej për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *