,

“Kafe mes miqsh” – Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn

Posted by

 

Vëllezërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë parë në një takim me kreun e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Lajmin e ka bërë publik ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, i cili publikoi një fotografi nga takimi duke e përshkruar atë si “kafe mes miqsh”. Në fotografinë e publikuar është parë edhe simboli me gisht, i njohur nga fushatat e mëhershme politike të Hashim Thaçit.

Takimi vjen vetëm pak ditë pasi në Partia Demokratike e Kosovës ishte diskutuar kërkesa e Fatmir Limajt për të garuar në listën zgjedhore të kësaj partie. Pas mbledhjes së kryesisë, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, deklaroi se partia e mirëpret kontributin e Limajt, por se ai nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Takimi ka nxitur reagime dhe komente të shumta në skenën politike, duke u interpretuar nga shumëkush si një sinjal i afrimeve dhe komunikimeve mes figurave të njohura politike në prag të zhvillimeve të reja politike në vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *