Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka finalizuar listën e saj me 110 kandidatë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke e dorëzuar atë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është renditja e pritur e dhjetë kandidatëve të parë, ku pritet të dominojnë disa nga figurat kryesore të partisë, por edhe emra të rinj që po marrin rol më të madh në strukturat e LDK-së.
Sipas raportimeve, top 10-shja e mundshme përfshin:
Vjosa Osmani,
Lumir Abdixhiku,
Kujtim Shala,
Doarsa Kica-Xhelili,
Lutfi Haziri,
Jehona Lushaku-Sadriu,
Albena Reshiti,
Ukë Rugova,
Jeta Statovci
Anton Quni.
Ndërkohë, ka tërhequr vëmendje fakti se disa figura të njohura si Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami nuk figurojnë në pozitat kryesore të listës, duke hapur diskutime të shumta brenda opinionit publik dhe qarqeve politike.
Lista pritet të kalojë procesin e verifikimit nga KQZ para certifikimit final për zgjedhjet parlamentare.






Leave a Reply