Një situatë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Big Brother VIP Kosova, pasi ish-finalisti Klodi duket se ka humbur përkohësisht qasjen në profilin e tij në Instagram.
Sipas asaj që kanë vërejtur fansat, llogaria e tij aktualisht shfaq mesazhin “User not found”, duke ngritur pikëpyetje mbi atë se çfarë ka ndodhur realisht.
Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar nëse bëhet fjalë për një sulm kibernetik, raportime masive nga përdorues të tjerë apo një bllokim të përkohshëm nga vetë platforma.
Megjithatë, zhvillimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht pas reagimit të menjëhershëm të Elijona.
Ajo ka publikuar një Instastory ku shfaqet profili i bllokuar i Klodit, duke e shoqëruar me një mesazh që është interpretuar si kritikë ndaj personave që mund të kenë ndikuar në mbylljen e llogarisë.
“Xhelozia është smujë e madhe”, ka shkruar Elijona.
Me këtë reagim, ajo ka lënë të kuptohet se pas zhdukjes së profilit mund të qëndrojnë raportime të qëllimshme ose veprime të motivuara nga zilia.
Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve të dyshes, të cilët po presin një reagim nga vetë Klodi për të sqaruar situatën dhe për të treguar nëse llogaria e tij do të rikthehet.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse profili do të rikthehet dhe cili do të jetë shpjegimi zyrtar për këtë zhvillim që ka bërë bujë në rrjetet sociale.





