Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar sot pakon e re financiare për përballje me inflacionin, ku parashihet ndarja e nga 100 eurove për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit jopublik.
Sipas qeverisë, vendimi është marrë për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe kostos së jetesës. Kryeministri në detyrë deklaroi se mijëra familje do të përfitojnë nga kjo mbështetje direkte financiare.
Ekonomistët kanë mendime të ndara lidhur me efektin e pakos. Disa e konsiderojnë si ndihmë të nevojshme në periudhë krize ekonomike, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se masa të tilla nuk ofrojnë zgjidhje afatgjata për ekonominë e vendit.






Leave a Reply