, ,

Orbán humb zgjedhjet pas 16 vjetësh, Magyar shpall fitoren: “Faleminderit Hungari”

Posted by

Një epokë politike në Hungaria ka marrë fund, pasi kryeministri afatgjatë Viktor Orbán ka humbur zgjedhjet pas 16 vjetësh në pushtet.

Lideri i opozitës, Péter Magyar, është shfaqur i sigurt për fitoren, duke reaguar menjëherë pas rezultateve të para. Në një mesazh të shkurtër në Facebook, ai falënderoi qytetarët me fjalët:

“Faleminderit Hungari!”

Ndërkohë, Orbán ka pranuar humbjen, duke deklaruar se rezultati i zgjedhjeve është “i qartë”. Ai bëri të ditur se ka uruar kundërshtarët për fitoren dhe e cilësoi këtë rezultat si të dhimbshëm për partinë e tij, Fidesz.

Sipas rezultateve paraprake, kur janë numëruar rreth 70% e votave, opozita ka siguruar 138 ulëse në Kuvend, ndërsa kampi i Orbán vetëm 54.

Këto zgjedhje shënojnë një kthesë historike për Hungarinë, duke hapur një kapitull të ri politik pas më shumë se një dekade dominimi nga Orbán.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *