,

SKANDAL NË SERBI: KUVENDI ORGANIZON EKSPOZITË PËR FIGURËN E DËNUAR TË LUFTËS – REAGON OVL-UÇK

Posted by

Kuvendi i Serbisë ka organizuar së fundmi një ekspozitë kushtuar Obrad Stevanoviqit, i cilësuar si gjeneral i policisë serbe dhe bashkëpunëtor i afërt i Slobodan Milosheviqit, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra në rajon.

Ky vendim është dënuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), të cilët e kanë quajtur një akt të papranueshëm dhe provokues, duke theksuar se ndërkohë që ende ka persona të pagjetur nga lufta në Kosovë, Serbia po vazhdon të promovojë figura të lidhura me krimet e luftës.

Në reagimin e tyre, OVL-UÇK ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të reagojnë menjëherë dhe prerë ndaj këtij veprimi, duke paralajmëruar se heshtja ndaj këtyre narrativave përbën, sipas tyre, bashkëfajësi morale.

Sipas tyre, lartësimi i figurave të tilla lidhet drejtpërdrejt me mohimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe dëmton procesin e drejtësisë dhe pajtimit në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *