Tragjedi në vendin e punës në Shtime – 48-vjeçari humb jetën pas lëndimit

Posted by


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shtimes, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës në një kompani në zonën industriale.

Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, rasti është raportuar më 15.04.2026 rreth orës 20:45, pas një informacioni për një punëtor të lënduar në vendin e punës.

I njëjti është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, por ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit e stacionit, krimteknikët rajonalë, prokurori i shtetit si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *