Një përplasje e fortë ka shpërthyer në skenën e muzikës shqiptare pasi përfaqësues të Onima kanë bërë të ditur se kanë denoncuar në polici disa artistë të njohur, duke i akuzuar për përkrahje ndaj Gjesti dhe për përhapje të deklaratave që, sipas tyre, nxisin dhunë dhe dezinformim.
Sipas reagimit të publikuar në rrjete sociale, disa artistë që kanë qenë pjesë e kompanisë Three60 ose që janë promovuar nga kjo kompani, kanë marrë pjesë në një fushatë që sipas tyre relativizon një ngjarje serioze dhe dëmton imazhin e kompanisë.
Në listën e emrave të përmendur janë disa figura të njohura të estradës shqiptare, përfshirë:
- Yll Limani
- Tayna
- G Bani
- Xheneta Fetahu
- Zanfina Ismaili
- Vesa Luma
- Pleurat Zeksyla
- Oriola Marashi
- Besa Kokëdhima
Sipas deklaratës së publikuar, pronarët e kompanisë theksojnë se çështja tashmë është dorëzuar tek institucionet kompetente dhe do të trajtohet përmes procedurave ligjore, ndërsa paralajmërojnë edhe padi të tjera nëse vazhdojnë deklaratat që ata i konsiderojnë shpifje.
Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa fansat po presin me interes reagimin e artistëve të përmendur në këtë përplasje që po bën bujë në industrinë e muzikës shqiptare.






Leave a Reply