Shpërthen skandali jashtë “BBVIP” – Edisa Demollari hedh akuza të rënda ndaj motrës së Mateos!

Posted by


Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Edisa Demollari, ka ndezur rrjetet sociale pas publikimit të disa mesazheve private në Instagram Story, ku përfshihet edhe Kejsi Borri, motra e banorit Mateo.

Sipas bisedës së bërë publike, Edisa ka hedhur akuza të drejtpërdrejta se Kejsi dyshohet të ketë pasur lidhje me ish-të fejuarin e saj, duke e kthyer komunikimin në një përplasje të ashpër personale.

Kejsi Borri ka reaguar duke i mohuar kategorikisht pretendimet, ndërsa e ka cilësuar Edisën si “qesharake”, duke kërkuar kujdes në mënyrën e komunikimit.

Debati mes tyre ka eskaluar edhe më tej, ku Edisa i është drejtuar me fjalë fyese, ndërsa Kejsi ka vazhduar të qëndrojë në mohimin e akuzave.

Në një tjetër reagim, Edisa ka shkuar edhe më larg duke pretenduar se pas disa sulmeve dhe historive të publikuara për të në rrjete sociale, qëndrojnë persona të lidhur me familjen e Mateos.

Ky konflikt tashmë ka dalë përtej formatit televiziv dhe po komentohet gjerësisht në rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *