Ish-banori i “BBVK”, Klodi, po vazhdon të jetë shumë i komentuar në rrjete sociale pas publikimit të disa fotografive të reja ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.
Fotot e tij kanë bërë menjëherë bujë në internet, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar pozitivisht ndaj paraqitjes së tij dhe stilit që po shfaq së fundmi.
Klodi herë pas here publikon imazhe ku vë në pah fizikun e tij, dhe çdo postim i tij kthehet shpejt në viral.
Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, ai duket se ka fituar një tjetër sukses – vëmendjen e madhe të publikut dhe një bazë të fortë fansash në rrjete sociale.






Leave a Reply