,

“Çka po ndodh me KQZ? Heshtje totale në një nga fazat më të rëndësishme të zgjedhjeve”

Posted by


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po përballet me kritika për mungesë transparence, pasi për disa orë pas hapjes së fazës përfundimtare të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, nuk ka dhënë asnjë informacion publik për subjektet politike që kanë përfunduar procedurat.

Sipas kalendarit zgjedhor, afati për dorëzimin e listave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit përfundon më 12 maj në ora 24:00. Subjektet politike janë të obliguara të dorëzojnë online emrat e kandidatëve për deputetë, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për certifikim.

Megjithatë, deri tani nuk është bërë e ditur se cilat parti kanë dorëzuar listat e tyre, gjë që ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën e procesit në këtë fazë kyçe të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani nuk ka publikuar asnjë përditësim zyrtar mbi ecurinë e dorëzimit të listave apo subjektet që kanë përfunduar aplikimin.

Pas mbylljes së afatit, pritet të nisë faza e verifikimit të kandidatëve, ku institucionet relevante do të kontrollojnë përmbushjen e kritereve ligjore për certifikim.

Në zgjedhjet e 7 qershorit pritet të marrin pjesë 27 subjekte politike, përfshirë parti, koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat të pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *