Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket se po vjen fuqishëm pas eksperiencës së saj shumë të komentuar.
Menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ajo i është rikthyer pasionit të saj për muzikën, duke sinjalizuar një projekt të ri që është në përgatitje.
Në një postim të fundit në Instagram, Benita është shfaqur nga ambientet e një studioje muzikore, duke lënë një mbishkrim që ka ngritur menjëherë pritshmëritë:
“Diçka e madhe po vjen, e çka, e kuptoni shumë shpejt…”
Ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte edhe etiketimi i producentit të njohur Rzon, duke lënë të kuptohet qartë se një bashkëpunim mes tyre është në rrugë e sipër.
Edhe pse detajet mbeten ende mister, fansat tashmë janë në pritje të asaj që pritet të jetë një rikthim i fuqishëm i Benitës në skenën muzikore.





Leave a Reply