Humba gjithçka!” Modelja shqiptare përjeton tmerrin nga zjarri

Posted by

 

Zjarri masiv që përfshiu një pallat në kryeqytet nuk kurseu askënd – as emrat e njohur të ekranit.

Mes banorëve që humbën banesën ishte edhe modelja e njohur dhe ish-banorja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi, e cila përjetoi nga afër skenat dramatike.

Por ajo që tregoi më pas ka shokuar të gjithë 👇

Përmes postimeve në Instagram, Gloria rrëfeu momentet e tmerrit dhe ngriti alarmin për rrezikun ekstrem me të cilin u përballën zjarrfikësit.

“Askush nuk e di sa kanë rrezikuar jetën…” – shkruan ajo, duke zbuluar se disa prej tyre u asfiksuan dhe përfunduan në urgjencë, ndërsa flakët ishin aq të fuqishme sa shkrinë edhe pajisjet mbrojtëse.

Megjithatë, mes gjithë këtij kaosi, vjen edhe një lajm lehtësues: Gloria dhe familja e saj kanë shpëtuar pa lëndime fizike.

Por dëmet janë të mëdha… aq sa modelja është detyruar të largohet nga shtëpia dhe të ndërpresë përkohësisht aktivitetin e saj.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë bërë arrestimet e para – por pyetja që mbetet është: si nisi zjarri që la pas kaq shkatërrim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *