,

Luiz Ejlli tregon momentin më qesharak që i ka ndodhur së fundmi: “Kam vdekur me lot”

Posted by


Këngëtari i njohur shqiptar Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një ngjarje qesharake që, sipas tij, e ka bërë të shpërthejë në të qeshura.

Përmes një postimi në Instastory, Luizi ka treguar një situatë të pazakontë që kishte ndodhur në një kafene lagjeje, ku protagonisti kryesor ishte një person i moshuar.

Sipas rrëfimit të tij, i moshuari kishte hyrë në lokal dhe kishte ndezur cigaren brenda ambientit, pavarësisht rregullave që ndalojnë konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura.

Në ato momente, kamarieri i lokalit iu afrua dhe i tha se nuk lejohej pirja e duhanit brenda kafenesë. Mirëpo, përgjigjja e të moshuarit ishte ajo që e bëri situatën virale dhe shumë qesharake.

“Pihet, pihet, a nuk po më shikon?”, mësohet të ketë thënë ai.

Luizi tregoi se kishte “vdekur me lot” nga e qeshura pas përgjigjes spontane të të moshuarit, ndërsa fansat e tij reaguan menjëherë në rrjetet sociale me komente dhe emoji humori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *