“Po të mos kishte kamera, do ndodhte diçka mes tyre?” – zbulohen detaje tronditëse për Mozën dhe Adionin

Posted by

–


Mimoza Ahmeti dhe Adioni po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes pas zhvillimeve të fundit në “Ferma VIP 3”. Deklaratat emocionale të Mozës dhe afrimiteti i tyre kanë ngritur shumë dyshime te publiku, por tani një ish-banore ka hedhur më shumë “benzinë në zjarr”.

Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, Malbora Gurra u shpreh se ndjenjat e Mozës ndaj Adionit kanë qenë tepër të forta.

“Mimoza ka qenë tmerrësisht e dashuruar me Adionin”, deklaroi ajo.

Por ajo që po bën më shumë bujë është deklarata tjetër e saj, ku la të kuptohet se pa praninë e kamerave situata mes tyre mund të kishte marrë krejt tjetër rrjedhë.

Sipas Malborës, edhe Adioni ka shfaqur shenja xhelozie, sidomos pas hyrjes së Bujakës në fermë. Ajo pretendon se Moza e përdori afrimitetin me të për ta provokuar Adionin — dhe reagimi i tij nuk mungoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *